75 Mall Live Search
11:17 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dashnia për Kosovën, tifozi nga Amerika niset për t’i parë nga afër 2 ndeshjet e radhës

Përfaqësuesja e Kosovës i ka bërë për vete shqiptarët kudo që janë.

Shemsi Shala, kosovar nga Zallqi i Istogut që jeton prej disa vjetësh në Amerikë, ka vendosur të bëjë një rrugë të largët me të vetmin qëllim, ta ndjekë Kosovën nga afër në dy ndeshjet e radhës.

Stadiumi “Fadil Vokrri” nuk do të jetë destinacioni i vetëm, që Shala do ta vizitojë në këtë ekspeditë të largët, por të bukur.

Tifozi kosovar, ka siguruar biletën edhe në Angli në stadiumin “St.Marry’s” të Sauthamptonit.

Shemsiu dhe futbolli duket se kanë shumë të përbashkëta.

Ai nuk përton që të vizitojë edhe stadiumet e MLS për të parë nga afër ndeshjet e sportit më popullor në botë.

Ëndrrën për të qenë një futbollist i madh po e ndjek me sukses djali i tij, Dioni që po ec në mënyrë të sigurt drejt hapave të një futbollisti premtues./Indeksonline/