23:14 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dashuri e përjetshme, 19-vjeçarja “martohet” me të dashurin e vdekur në varreza

Një 19 vjeçare e shkatërruar nga vdekja tragjike e të dashurit të saj ka vendosur që ta lidhë jetën përjetësisht me të, edhe pse në mënyrë simbolike.

Ajo u “martua” në një ceremoni private në varreza, vetëm pak minuta përpara se trupi i pajetë i të dashurit të saj të varrosej. E veshur me fustan të bardhë, Zyrine i tha betimet e saj dhe vendosi unazën e martesës në një ceremoni private në funeralin e Jake Anthony Macadangdang.

22-vjeçari, Macadangdang mbeti vrarë pasi një biznesmen sulmoi tre motoçikleta të cilat po mbanin 9 persona me të cilët ai kishte pasur një konflikt në një bar. Familjarët e Zyrine dhe Macadangdang ranë dakord që të bënin një ceremoni martese për t’i lidhur në mënyrë simbolike dy të rinjtë duke qenë se fati i ndahu para kohe.

(Fotoja ilustrim)