75 Mall Live Search
12:14 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

“Dashuri e vjetër”, ndodhë takimi Ramush Haradinaj-Ramiz Kelmendi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pritur në takim deputetin e LDK-së, Ramiz Kelmendin.

Haradinaj e ka falënderuar ish-partiakun e tij për fuqizimin e ekonomisë së Kosovës.

“Takim me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, një nga ndërmarrësit e suksesshëm. Si një nga tatimpaguesit më të mëdhenj në vend, deputetin Kelmendi e falënderova për angazhimin në fuqizimin e ekonomisë sonë duke zgjeruar linjat e prodhimit që mundësojnë rritjen e të punësuarve.
Qeveria ka ndërmarrë hapa të mëdhenj në krijimin e një klime të favorshme në të bërit biznes dhe do vazhdojë të jetë krah i prodhuesve vendorë” shkruan kryeministri në njoftim./Indeksonline/