07:47 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Dashuri me shikim të parë?! Mashtrim i madh

Një studim i ri, ndër të parët e llojit të tij, sapo vërtetoi se nuk ekziston diçka e tillë si dashuria me shikim të parë. U pyetën dhe studiuan 396 studentë për marrëdhëniet aktuale. Subjektet panë foto njerëzish që s’i njihnin dhe u pyetën ç’po ndjenin, a po përjetonin dashuri me shikim të parë. gjithashtu u takuan me njerëz të rinj për 20 ose 90 minuta, për të parë mos binin në dashuri për aq pak.

Por jo, na vjen keq. Studimi doli në përfundimin se dashuria me shikim të parë nuk ekziston. Është më tepër epsh me shikim të parë, ose thjesht tërheqje. Deklarata e princit është projektim i ndjenjave të tanishme tek e kaluara.

Por gjithsesi, mos u mërzisni. Do të bëhet ç’është e shkruar. Nëse keni fat të dashuroheni me një princ (ose jo) do të ndodhë, do s’do shkenca.