75 Mall Live Search
14:57 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Dashuri në distancë, Afrona ndjen mall për Bleron

Blero dhe Afrona kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë vitin e kaluar.

Çifti i njohur ndonëse janë zyrtarisht burrë dhe grua, ata ende jetojnë larg njëri-tjetrit kjo për shkak të angazhimeve profesionale.

Afrona e cila prej vitesh jeton në Zvicër ka shprehur mallin që po ndjenë për bashkëshortin e saj përmes një postimi në Instagram.

Në disa fotografi ku shihet në krahët e Bleros, ajo ka shkruar “më mungon”.

Ndryshe Blero dhe Afrona u martuan në shtator të vitit që lamë pas në plazhin e Shëngjinit./Indeksonline/