75 Mall Live Search
19:09 / E Mërkurë, 14 Maj 2025 / Gj. Sh

Dashuri që nuk përfundon asnjëherë! Ancelotti dhe Kaka përsëri së bashku, tani te Brazili?

Futbolli shumë herë krijon disa lidhje të veçanta, apo dashuri të cilat nuk përfundojnë asnjëherë.

E tillë është edhe lidhja mes Carlo Ancelottit dhe Leite Kakas, shkruan IndeksOnline.

Ishte viti i largët 2002, kur këta dy u takuan për herë të parë dhe pastaj krijuan histori suksesi së bashku.

Ancelotti atëherë ishte trajner i Milanit, kur braziliani u bashkua me kuqezinjtë, e pastaj së bashku arritën të fitojnë dy tituj të Chanpions League, një Serie A, dy Superkupa Evropiane e disa tituj të tjerë.

Kaka po ashtu në vitin 2007 po ashtu fitoi edhe Topin e Artë, i vetmi futbollist i cili e bëri kur ishte në garë së bashku me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Pastaj kjo dyshe u bashkuan përsëri te skuadra e Real Madridit.

Por ribashkimi i tretë, pritet të ndodh shumë shpejtë, pasi Carlo Ancelotti tashmë është zyratrizuar si trajner i kombëtares Braziliane dhe do të nis punën në fund të këtij muaji.

Por duket se italiani me vete në staf do ta marr edhe ”dashurinë” e tij, Leite Kaka.

Mediat braziliane raportojnë se Ancelotti ka zgjedhur një anëtar të stafit të tij të trajnerëve, e ai pikërishtë është ”djaloshi i artë”./IndeksOnline/