75 Mall Live Search
18:08 / E Hënë, 02 Shkurt 2026 / H F

Dashuri si me shpejtësinë e Formula1, Kimi dhe Levis Hamilton ndezin Parisin

Kim Kardashian dhe ylli i Formula 1, Lewis Hamilton, kanë shtuar edhe më shumë zërat për një lidhje të mundshme romantike, pasi janë parë së bashku të hënën në Paris, shkruan TMZ, transmeton IndeksOnline.

Dyshja u fotografua teksa arriti në një hotel luksoz në kryeqytetin francez rreth orës 13:00 sipas kohës lokale. Kim dhe Lewis u shfaqën me profil të ulët, duke ardhur me një veturë luksoze së bashku me ekipet e tyre.

Sipas raportimeve, Kardashian dhe Hamilton kanë fluturuar drejt Parisit me avion privat nga Mbretëria e Bashkuar. Gazeta The Sun shkruan se qëndrimi i tyre në Angli ka qenë “shumë romantik” dhe ka përfshirë një vizitë në Estelle Manor, një hotel dhe country club luksoz në Cotswolds.

Burime të brendshme i kanë thënë gazetës se dyshja kishte rezervuar një masazh për çifte dhe kishte akses ekskluziv në pishinë dhe spa, larg syrit të publikut.

Më herët, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton ishin të pranishëm në festën e Vitit të Ri të organizuar nga Kate Hudson në Aspen, Colorado, megjithëse nuk u fotografuan së bashku në atë event.

Të dy kanë pasur më parë lidhje të bujshme me emra të njohur. Kim Kardashian së fundmi ishte përfolur për një romancë me yllin e NFL-së Odell Beckham Jr., ndërsa Lewis Hamilton vitin e kaluar u lidh në mënyrë jozyrtare me aktoren Sofia Vergara.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar një lidhje, paraqitjet e fundit sugjerojnë se Kim dhe Lewis po shijojnë kohën së bashku.