“Dashuri si në filma”/ 75 vjeçari martohet me ish-gruan në spital, ndërron jetë pas dy ditësh

Pacienti 75 vjeçar, i cili ishte diagnostikuar me kancer, e më pas u infektua edhe me koronavirus si dhe pneumoni, u martua me ish-gruan e tij.
Kjo ngjarje ndodhi dy ditë para se ai të ndërronte jetë, transmeton Indeksonline.

Eddie dhe Patty, u martuan për herë të parë në vitet 1970 dhe i kishin dhënë fund martesës një vit më vonë. Pas ndarjes, ata shkëputen çdo kontakt. Ribashkimi mes tyre ndodhi në ditëlindjen e Eddie, pesë vite më vonë, ku Patty ishte kujdesur t’i dërgoj një mesazh të ëmbël.
Madje, ish çifti kishin darkuar dhe kështu kishin marr hapin e madh për t’u ribashkuar sërish.
Me datë 24 janar, Eddie i kishte dërguar mesazh Patty-t për t’u martuar, ku ajo kishte thënë PO.
Meqenëse për shkak të kushteve shëndetësore nuk mundeshin të takonin ‘live’ njëri-tjetrin, bën një ‘dasmë në distancë’.
Spitali në të cilin gjendej, kur mori vesh për historinë e tyre prekëse, bënë një përjashtim dhe i lejuan të shkëmbejnë betimin. Stafi i spitalit dekoroi dhomën e Eddie me ‘Just Married’ si dhe me lule.
Shefi i Mjekësisë së spitalit, Dr Jacqueline King, veproi si dëshmitarja e dashurisë së tyre, ndërsa muzika e dasmës lëshohej nga një celular. Ata u shpallën burrë e grua.
“Shpresojmë që kjo ditë të ishte një përvojë e paharrueshme për Eddie dhe Patricia,” tha CEO e spitalit, Julie Taylor.
“Kjo është dëshmi se dashuria mbizotëron dhe se njerëzit janë më të fortë së bashku dhe se ka momente të gëzueshme mes sfidave. Ishte kënaqësi që të festonim me ta dhe të merrnim pjesë në gëzimin e tyre.’
Eddied vdiq më 28 janar, dy ditë pasi u martua përsëri me Patty, me njerëzit e dashur në krah./Indeksonline/
