75 Mall Live Search
21:21 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / Blerim

‘Dashuri siberiane’ së shpejti nga Eneda

Eneda Tarifa po vjen me një projekt të ri muzikor.

Ajo në llogarinë e saj në Instagram ka hedhur një imazh të shkëputur nga klipi që po e xhiron, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja tregoi se kënga quhet ‘Dashuri siberiane’ dhe së shpejti do publikohet edhe me video.

Eneda është e rrallë me projekte muzikore, por, kur bën këngë, i bën shumë të veçanta./Indeksonline/