21:52 / E Martë, 11 Maj 2021 / AR

Dashuria e parë dhe e vetme! Çiftet e famshëm që janë bashkë pas shumë vitesh

Pavarësisht se dëgjojmë lajme për marrëdhëniet jetëshkurtra të çifteve të showbiz-it, por mes tyre ka përjashtime.

Disa yje patën fatin të gjenin shokët e tyre të shpirtit kur ishin adoleshentë, apo studentë kolegji dhe bëjnë një martesë të lumtur së bashku. Edhe pas disa dekadash, ata i thonë sërish “Po!” njëri-tjetrit, shkruan Top Channel.

Jon Bon Jovi dhe Dorothea Hurley Ylli i rokut dhe e dashura e tij e shkollës së mesme Dorothea u lidhën në Las Vegas, në vitin 1989. Ata e njohin njëri-tjetrin për më shumë se 40 vjet dhe kanë 4 fëmijë së bashku. Kur u pyet për sekretin e tyre si e mbajnë lidhjen e fortë për kaq shumë vite, Bon Jovi tha se është respekti për njëri-tjetrin. “Dhe me të vërtetë na pëlqen njëri-tjetri”, tha ai.

Bono dhe Ali Hewson Këngëtari dhe Ali Hewson janë të martuar për më shumë se 40 vjet dhe kanë 4 fëmijë. Në një intervistë në përvjetorin e tyre, Bono tha se u takuan në shkollën e mesme: “Ne ishim adoleshentë, shkuam në të njëjtën shkollë të mesme. Dhe ndodh që një pasdite e shoqërova deri tek autobusi i saj”.

Elizabeth Banks dhe Max Handelman Kur aktorja u takua me burrin e saj Max Handelman në ditën e saj të parë në kolegj, por nuk ia merrte mendja se do të martohej me të. “Kurrë nuk kam takuar dikë që të më pëlqente më shumë”, rrëfeu ajo.

Heather Morris dhe Taylor Hubbell Ylli i Glee dhe burri i saj Taylor Hubbell ndoqën të njëjtën shkollë të mesme, por marrëdhënia e tyre filloi vite më vonë. Çifti është i martuar që nga viti 2015 dhe ata kanë 2 fëmijë së bashku.

Jeff Daniels dhe Kathleen Rosemary Treado Aktori Dumb and Dumber u martua me të dashurën e shkollës së mesme Kathleen, në 1979. Ndryshe nga shumë yje të Hollivudit, Daniels zgjodhi të rriste 3 fëmijët e tij në vendlindjen e tij në Chelsea, Michigan. “Unë nuk doja të edukoja fëmijët e mi në Hollyëood ose Neë York. Karrera ime ishte në radhë të dytë”, tregon ai.

Julia Louis-Dreyfus dhe Brad Hall Aktorja dhe komediani u martuan në vitin 1987. Ajo e dinte pothuajse menjëherë se ai ishte “ai”. “Kishte nja dy momente, disa prej të cilave nuk do t’i ndaj, por dua të them që e kuptova menjëherë që ishte i vërteti”, zbuloi ajo në një intervistë.

LL Cool J dhe Simone Smith

Samuel L. Jackson dhe LaTanya Richardson Jackson

Snoop Dogg dhe Shante Broadus