Dashuria e sinqertë babë e bir, Franco viziton Shqipërinë për t’i bërë qejfin djalit me autizëm

Franco dhe Andrea Antonello u bënë të famshëm në të gjithë Italinë.
Babai (Franco), i është përkushtuar totalisht djalit të tij, për shkak se pas lindjes së të birit, i kanë treguar se është me autizëm, shkruan Indeksonline.
Ai bashkë me djalin kanë vizituar vende të ndryshme të botës, ku së fundmi kanë publikuar disa imazhe në Shqipëri.
“SHQIPERIA 🇦🇱 !!!
Valona, Dhermi, Saranda, Kak àvia
Ndalja jonë e parë e huaj për të takuar Ilario, një djalë italian i cili ka qenë në të gjithë botën për katër vjet, nga Finlanda në Botsvana, nga Persia në Ushuaia nga Irani në Japoni …. duke kaluar mbi 130.000 deri më tani Km.
Për ndaljen tonë të ardhshme kemi Greqinë dhe Maqedoninë përpara nesh, Andrea do të zgjedhë” , shkroi ai krahas imazhit duke treguar se i plotëson çdo dëshirë birit të tij./Indeksonline/