“Dashuria jonë nuk varet nga suksesi”, Mërgim Mavraj mbështetë Kombëtaren e Shqipërisë me mesazh të fuqishëm

Kombëtarja e Shqipërisë sot zhvillon ndeshjen “jetë a vdekje” ndaj Kroacisë në Euro 2024.
Ish-kapiteni “kuqezi”, Mërgim Mavraj ka bërë një postim në rrjetet sociale që ka të bëjë pikërisht me Shqipërinë, shkruan Indeksonline
Ai thotë se pavarësisht rezultatit sot, dashuria për këtë fanellë nuk shuhet kurrë.
“Dashuria jonë për ju është e pavarur nga suksesi apo humbja”, ka shkruar ish-lojtari
Kujtojmë që ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë zhvillohet në Hamburg nga ora 15:00./Indeksonline/