“Dashuria ka dashurinë si të vetmin argument” Dojna Mema kujton këtë moment nga babai i saj i ndjerë

Në dhjetor të vitit që lamë pas, babai i moderatores së njohur, Dojna Memës, u nda nga jeta.
Lajmin e hidhur e dha vetë moderatorja, e cila ndau në Instagram një video me momentet më të bukura me të atin.
Që nga koha kur ai ndërroi jetë, moderatorja nuk ka lënë rast pa e kujtuar atë dhe së fundmi ka ndarë një foto shumë të veçantë nga dita e martesës së prindërve të saj.
“Dashuria ka dashurinë si të vetmin argument! Mam Bab. Dashuri përtej. Një shpirt për katër“, ka shkruar Dojna përkrah fotos ku i ati dhe e ëma shihen të lumtur krahë njëri-tjetrit
Pas humbjes së tij, Dojna u rikthye menjëherë në ekran duke pohuar se do të vazhdojë përpara me një dhimbje të madhe.
