“Dashuria në ajër”, Rita merr dhuratën e veçantë
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, po shijon lidhjen me regjisorin Taika Waititi.
Dashuria e tyre po merr vëmendje të madhe nga fansat, të cilët po e admirojnë raportin e tyre, shkruan Indeksonline.
E së fundmi ajo pranoi një dhuratë të veçantë, një zinxhir të personalizuar.
Aty shihen inicialet “T” dhe “R”, që janë shkronjat e para të emrave të tyre.
Kjo dhuratë simbolike e ka gëzuar artisten, e cila falënderoj markën që ia solli./Indeksonline/


