Dashuria nuk njeh moshë, aktorja gjen të dashur 11-vjet më të ri

Pas divorcit nga partneri i saj, Cash Warren, aktorja Jessica Alba thuhet se është sërish në një lidhje.
I dashuri i saj i ri, sipas TMZ-së, është aktori Danny Ramirez, transmeton Indeksonline.
Jessica Alba (44) u pa së fundmi me të dashurin e saj 11-vjet më të ri, Ramirez (32), i cili njihet më së miri për rolin e tij si Joaquin Torres në serialin e Marvel-it “The Falcon and the Winter Soldier” dhe “Captain America: Brave New World”.
Dyshja u fotografua, duke udhëtuar së bashku për në Cancun dhe më pas duke u kthyer së bashku në Los Angeles, duke nxitur spekulime se ata ishin në një lidhje./Indeksonline/