75 Mall Live Search
13:40 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / AR

“Dashuria nuk njeh moshë”, këngëtarja e njohur konfirmon lidhjen me të dashurin 40 vite më të ri

Këngëtarja e njohur Cher, më në fund ka pranuar se është duke shijuar një romancë të re.

76 vjeçarja tha se është e dashuruar në producentin, Alexander “AE” Edwards, i cili është 40 vite më i ri se ajo, transmeton Indeksonline.

Cher shkoi në Twitter për të konfirmuar romancën e saj të re

Me anë të një postimi në Twitter, Cher iu përgjigj fansave për shumë pyetje që iu kanë dërguar në lidhjen me 36 vjeçarin.

“40 vite diferencë në moshë”, i shkroi një fans të së cilit iu përgjigj

“Dashuria nuk njeh moshë, ajo [dashuron zemrat].

Gjithashtu pati edhe mesazhe të shumta të cilët i uruan që të ketë jetë të lumtur me të.

Cher dhe Alexander Edwards u panë të kapur për dore në Los Angeles

Kujtojmë që Alex më parë ishte në lidhje me Amber Rose dhe kanë një djalë tre vjeçar të quajtur Slash./Indeksonline/