75 Mall Live Search
09:07 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / AR

Dashuria nuk njeh moshë/ Një çift i Hollivudit me diferencë 18-vjeçare shfaqet më i lumtur se kurrë

Një çift i artë në Hollywood, Maxwell Caulfield dhe Juliet Mills, me një diferencë moshe prej 18-vjetësh dukeshin shumë të dashuruar gjatë një shëtitjeje të këndshme.

Ai ishte vetëm 21 vjeç dhe ajo 39 vjeçe kur u takuan, por kjo nuk i ndaloi të ecnin drejt altarit në vitin 1980, transmeton Indeksonline.

Çifti u pa duke shijuar pak kohë cilësore gjatë një shëtitjeje në një zonë me gjelbërim të Los Angelesit.

Ky çift u takua duke luajtur role kryesore në shfaqjen “Njeriu elefant” dhe madje luajti në një episod të shfaqjes së viteve ’80-të “Hotel”.

Ajo është ylli i filmave The Rare Breed dhe Avanti, ndërsa ai u bë i famshëm duke luajtur përkrah Michelle Pfeiffer-it në filmin e vitit 1982 Grease 2, i ndjekur nga roli i Miles në Dynasty.

Ata janë të martuar prej 45-vjetësh, duke dëshmuar që mosha është thjeshtë numër./Indeksonline/

Një çift i artë në Hollywood me një diferencë moshe prej 18 vitesh dukeshin shumë të dashuruar gjatë një shëtitjeje të këndshme.