17:16 / E Mërkurë, 11 Janar 2023 / Gj. Sh

Dashuria për klubin, Criscito kthehet te Genoa me një pagë të çuditshme

Thonë se disa dashuri nuk përfondojnë kurrë edhe kur bëhet fjalë për futboll.

Një gjë e tillë e bëri Domenico Criscito, i cili u rikthye të luaj te Genoa në moshën 36 vjeçare shkruan IndeksOnline.

Mbrojtësi italian u rikthye të luaj me një pagë të çudishme, ku do të fitoj jo më shumë se 2000 euro në muaj,

Criscito ka nënshkruar kontrat gjashtë mujore ku paga e saktë do të jetë 2,274,16 euro neto në muaj.

Italiani u rikthye te Genoa për herë të tretë, dhe së fundi ishte pjesë e skuadres kanadeze Toronto.

Criscito ishte pjesë e Genoas edhe në sezonet 2007-2011 dhe 2018-2022.

Mbrojtësi 36 vjeçar kur u largua në vitin 2011 në drejtim të Zenitit, premtoi se do të rikthehet ta mbyll karrieren te Genoa dhe tani kjo po bëhet realitet./IndeksOnline/