Dashuria që zgjatë prej 20 vitesh, njihuni me gruan bukuroshe të Artetës
Ndërsa Mikel Arteta tërheq vëmendjen në stolin e njërit prej klubeve më të mëdha angleze dhe shpreson për një kurorë të dyfishtë në Premier League dhe Ligën e Kampionëve, gruaja e tij Lorena Bernal (44 vjeç) përfaqëson mbështetjen më të madhe të tij.

Marrëdhënia e tyre, e cila ka zgjatur për më shumë se 20 vjet, është provë se edhe në botën e sportit të nivelit të lartë, të karakterizuar nga presioni dhe lëvizjet e vazhdueshme, është e mundur të ndërtosh një jetë familjare të qëndrueshme. Edhe pse njihet si gruaja e trajnerit të Arsenalit, Lorena ka ndërtuar edhe vetë një karrierë mbresëlënëse si aktore, modele dhe tani si trajnere shpirtërore.

Historia e tyre filloi krejt rastësisht. Në dhjetor të vitit 2002, të dy u gjetën në qytetin e tyre të lindjes, San Sebastián, për të kaluar pushimet e Krishtlindjeve me familjet e tyre. Arteta luante për Glasgoë Rangers në atë kohë, dhe Lorena jetonte në Madrid. Edhe pse u rritën në të njëjtin qytet, rrugët e tyre nuk ishin kryqëzuar kurrë më parë.

Ata u takuan në një klub nate dhe Lorena më vonë pranoi se në atë kohë nuk e kishte idenë që ai ishte futbollist profesionist. Kimia ishte e menjëhershme. Vetëm disa muaj më vonë, ata filluan të dilnin bashkë dhe Lorena praktikisht u zhvendos në Glasgoë për të qenë me të, duke udhëtuar nga Skocia për punë.

E lindur në Argjentinë, por e rritur në Spanjë, ajo u kurorëzua Miss Spanja në vitin 1999 në moshën 17 vjeç. Për shkak të moshës së saj, ajo nuk mundi të konkurronte në konkursin e bukurisë Miss Universe, por arriti të ishte midis dhjetë finalisteve më të mira në konkursin Miss World./Indeksonline/

