75 Mall Live Search
10:10 / E Hënë, 30 Shtator 2024 / AR

Dashuria s’njeh moshë, djali i Beckham-it në lidhje dashurie me një vajzë 10-vjet më të vjetër

Djali i futbollistit legjendar David Beckham, Cruz (19-vjeçar) është parë me një vajzë. Ai kësaj radhe ishte nën shoqërinë e këngëtares braziliane Jackie Apostel, e cila është 10-vjet më e madhe se ai.

Ajo iu bashkua familjes Bechkam në Javën e Modës në Paris, transmeton Indeksonline.

Sipas DailyMail0it, dyshja kanë qenë në lidhje që nga qershori dhe bashkë i kanë dhënë përkrahje Victoria-s gjatë sfilatës.

Revista “Hello” raporton se këngëtarja do të festojë ditëlindjen e 29-të muajin e ardhshëm.

Kohët e fundit, DailyMail ka raportuar se ish-e dashura e Cruz-it, Bby Ivy ka deklaruar se i riu Beckham e kishte tradhtuar atë./Indeksonline/