75 Mall Live Search
10:04 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / AR

Dashuria s’njeh moshë, legjenda e rokut merr vëmendje me të dashurën 44-vjet më të re

Legjenda e rokut, Mick Jagger (82-vjeç) dhe e fejuara e tij Melanie Hamrick (38-vjeçe) ishin yjet kryesore të tapetit të kuq në Galanë e Modës Vjeshtore 2025 të Baletit të Qytetit të Nju Jorkut.

Eventi u zhvillua të mërkurën, më 8 tetor, në Teatrin prestigjioz David H. Koch në qendrën Lincoln në Nju Jork, transmeton Indeksonline.

Këngëtari i “Rolling Stones”-ve dhe partnerja e tij 44-vjet më e re iu bashkuan shumë emrave të tjerë të famshëm nga bota e modës, filmit dhe artit.

Të ftuarit ishin Julia Fox, Hugh Dancy, Amy Sedaris, Olivia Palermo me bashkëshortin e saj Johannes Huebl dhe stilistja Donna Karan.

Në event morën pjesë gjithashtu yjet e “Somebody Somewhere”, Bridget Everett dhe Murray Hill, supermodelja Helena Christensen, stilistja Iris van Herpen, legjenda e baletit Mikhail Baryshnikov me vajzën e tij Anna, aktorja Nicole Ari Parker dhe Bianca Lawson.

Pavarësisht diferencës së madhe në moshë midis tyre, historia e dashurisë midis vokalistit legjendar të Rolling Stones dhe balerinës Melanie Hamrick ka zgjatur për më shumë se dhjetë vjet./Indeksonline/