10:28 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dashurinë për teatrin, Ramë Lahaj e shpreh në mënyrën më të veçantë të mundshme

Tenori më i suksesshëm shqiptar, Ramë Lahaj, shpreh vazhdimisht dashurinë dhe pasionin që ka për profesionin e tij.

E, këtë tenori me famë botërore tashmë e ka ngulitur edhe në trupin e tij përmes një tatuazhi që ia ka dedikuar pikërisht teatrit, shkruan Indeksonline.

Ramë ka bërë tatuazh një zemër me një thikë në krahun e tij të djathtë, mbi të cilën shkruhet “Adina”.

“Më në fund e bëra tatuazhin e dashurisë time për teatrin. Diss Blerim Destani”, ka shkruar Ramë Lahaj ne mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që Ramë Lahaj ndonëse ka pushtuar teatrot më të njohur të botës me performancat e tij, ai muaj më parë mbajti një koncert në qytetin e Prishtinës./Indeksonline/