23:25 / E Martë, 21 Maj 2019 / indeksADMonline

Dasma e Bleros dhe Afronës po ofrohet, ky është kostumi që do ta vesh këngëtari

Këngëtari kosovar, Blero dhe e fejuara e tij Afrona Dika pritet këtë vit ta kurorëzojë dashurinë e tyre disavjeçare.

Ndonësë s’dihet ende data e dasmës së tyre, Blero përmes një fotografie ka treguar se dasma është shumë afër.

Ai ka postuar një fotografi në Instagram ku shihet veshur me një kostum, ndërsa i ka shkruar Afronës: Unë jam gati!

Siç duket ky do të jetë kostumi që Blero do të bëhet dhëndërr.

Kujtojmë që këngëtari ka qenë i martuar edhe me aktoren Teuta Krasniqi me të cilën ka edhe një vajzë./Indeksonline/