15:36 / E Martë, 24 Nëntor 2020 / A. M.

Dasma e fshehtë në SHBA: 7,000 njerëz pa maska ​​në një sinagogë

Sinagoga “Hasidic” në Brooklyn të SHBA-së organizoi një martesë ku morën pjesë 7,000 njerëz pa maska ​​në mes të pandemisë së corona virus.

Pamjet tregojnë sinagogën e mbushur me njerëz Satmar, e cila mund të strehojë 7,000 njerëz dhe ngjarja ndodhi më 8 nëntor, transmeton Indeksonlin.

“Një hetim duhet të kryhet në lidhje me pretendimet se u mbajt një martesë e fshehtë në të cilën mijëra të ftuar ishin pa maska”, tha Guvernatori i Nju Jorkut, Andreë Cuomo, siç raportohet nga AP.

Ai shtoi se nëse kjo do të ndodhte vërtet, kjo ishte një “shkelje e madhe e ligjit”. /Indeksonline/