75 Mall Live Search
16:38 / E Diele, 22 Dhjetor 2024 / AR

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez do të kushtojë miliona euro

Themeluesi i Amazon dhe një nga njerëzit më të pasur në botë Jeff Bezos dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez do të kurorëzohen fundjavën e ardhshme.

Dasma do të bëhet në Aspen dhe për atë rast të veçantë ata morën me qira restorantin e mrekullueshëm të sushit Matsuhisa në qytetin e skive në Kolorado për 26 dhe 27 dhjetor, ndërsa vetë dasma është planifikuar për 28 dhjetor, shkruan Daily Mail.

Në dasmën e madhe pritet që të shfaqen shumë fytyra të njohura me të cilat shoqërohet ky çift.

Sipas mediave të huaja, Bezos do të ndajë rreth 600 milionë dollarë (rreth 576 milionë euro) për dasmën dhe besohet se mes të ftuarve do të jenë edhe ata që kanë qenë në fejesën e tyre në jaht në gusht të 2023, si Bill Gates, Leonardo DiCaprio, Kris Jenner, Mbretëresha Rania e Jordanisë dhe shumë të tjerë.

Çifti bën publike lidhjen e tyre në janar 2019, pasi Bezos njoftoi se po divorcohej nga MacKenzie Scott, me të cilën ka katër fëmijë, pas 25 vitesh martesë./Indeksonline/