Dasma e Luizit dhe Kiarës, reagimi i parë vjen nga familja e këngëtarit

Big Brother organizoi mbrëmë në shtëpinë më të famshme një dasmë për Luizin dhe Kiarën.
Dasma ishte kryefjala e mbrëmjes së djeshme ku në rrjete sociale postimet u mbushën me foto e video të Kiarës e Luizit të veshur nuse e dhëndër.
Mes personazheve që kanë komentuar dasmën është edhe ish-banori i BBV1, Meridian Ramçaj, i cili ka zbuluar edhe një bisedë me nënën e Luizit. Meridiani i ka dërguar fotot gjatë momentit të dasmës dhe nëna e Luizit ka uruar çiftin.
“U trashëgofshin”, ka shkruar ajo duke e shoqëruar mesazhin me disa emoji me zemra.
