Dasma e Ronaldos dhe Georginas qenka afër, futbollisti tregon se kur pritet të ndodh
Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka folur për herë të rrallë rreth planeve për martesë me partneren e tij, Georgina Rodriguez.
Në një deklaratë plot humor dhe ambicie, Ronaldo tha se ceremonia e dasmës mund të zhvillohet pas përfundimit të Kupës së Botës, me shpresën që ta mbajë në duar edhe trofeun e artë, shkruan IndeksOnline.
“Data e dasmës? Planifikojmë ta bëjmë pas Kupës së Botës, shpresojmë me trofeun në dorë,” – është shprehur ai.
Çifti, që prej vitesh jeton një histori dashurie të përfolur, ku para pak kohësh i propozoi edhe martesë Georginas me një unazë dimanti që u komentua shumë. /IndeksOnline/

