Dasma milionëshe e shqiptarit të famshëm në Itali, në sallën ku të premtën martohet Jeff Bezos

Ka bërë bujë vikendin që lamë pas një dasëm përrallore e Alban Salihut, djalit të sipërmarrësit dhe politikanit të njohur në Itali, Muharrem Salihut.
Dasma është mbajtur në sallën e njëjtë ku të premtën do t’i jap fund beqarisë njeriu më i pasur i botës, Jeff Bezos.
Figura të shquara shqiptare dhe italiane të artës, sportit, shoëbizit dhe politikës ishin të ftuar në këtë dasëm që më shumë ngjante me përralla. Karneval, DJ të famshëm, dhe surpriza të tjera ishin pjesë e dasmës.
Aurela Gaçe dhe Sinan Vllasaliu ishin pjesë e muzikës, ndëra dasma mori dimension tjetër kur mori mikrofonin Ermal Fejzullahu.
Me hitet e tij dhe këngët kombëtare në sofër, Ermali ngriti adrenalinët tek dasmorët e kësaj dasme përrallore.
Nikoqiri i dasmës ishte Muharrem Salihu i njohur si Marco që ishte edhe kandidati i parë shqiptar nga Italia në garë për deputet në Parlamentin Evropian.
I njëjti është pronar i një rrjeti të madh restorantesh luksoze kudo në Itali.