23:03 / E Enjte, 10 Gusht 2023 / AR

Dasma që po bën zhurmë sonte në Istog, krisin armët (Pamje)

Ne familjen Osmanaj në Saradran të Istogut sonte ka dasmë.

Përveç muzikës e vallëzimit, istogasit sonte po përjetojnë edhe zhurma armësh.

Pistoleta është arma më e lehtë që po dëgjohet në ahengun e familjes Osmanaj.

Njëri nga të pranishmit shihet me kallashnikov duke gjuajtur me armë.

Plumbat e armës së gjatë fishkëllejnë në ajër ndërsa familjarët vallëzonin vetëm pak metra larg nga arma.

Istogu njihet si qytet i qetë, por duket se dasmat i paskan të “egra”./Indeksonline/