75 Mall Live Search
12:05 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dasma s’ka, Shyhrete Behluli nis pushimet në bregdet

Vera ka filluar dhe bashkë me të edhe temperaturat e larta.

Shumë emra të estradës tashmë kanë filluar pushimet verore, pasi që angazhimet muzikore janë ende në pikëpyetje.

Edhe artistja e mirënjohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli duke qenë se angazhimet në dasma nuk kanë filluar ende, ka nisur pushimet.

Këngëtarja filloj ditën pikërisht nga plazhi, ndërsa publikoi pamjen në Instagram.

Ndërkohë kujtojmë që kënga e fundit e saj mban titullin: “Pendimi” e realizuar edhe me videoklip./Indeksonline/