75 Mall Live Search
11:58 / E Premte, 05 Qershor 2026 / Z S

Dasma tre-ditore e Dua Lipës në Palermo shkakton protesta të banorëve

Dasma tre-ditore e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa në Palermo ka shkaktuar reagime dhe zemërim tek disa banorë lokalë, të cilët kanë vendosur postera proteste në qytet.

Sipas raportimeve, banorët kanë shprehur pakënaqësi pasi qyteti është mbyllur pothuajse për organizimin e ceremonisë së madhe, që po zhvillohet në Siçili.

Vendasit kanë ngritur postera në shenjë proteste pasi u pretendua se qyteti është mbyllur pothuajse për ditën e madhe.

Dua Lipa ka udhëtuar drejt Italisë për ceremoninë martesore me Callum Turner, pas festimeve të martesës ligjore në Londër.

Në zonën përreth Palazzo Gangi është vërejtur prani e shtuar policore, ndërsa raportohet se disa sheshe të qendrës së Palermos janë mbyllur për ngjarjen, me masa sigurie dhe kërkesa për konfidencialitet.

Dasma tre-ditore e Dua Lipës në Palermo ka shkaktuar zemërim tek banorët vendas, ndërsa një prani e madhe policie dhe sigurie u shfaq rreth Palazzo Gangi për ditën e madhe.

Banorët kanë vendosur postera në rrugët pranë Piazza Croce dei Vesperi me mesazhe proteste, ku thuhet: “Palermo nuk jepet me qira. Hapësirat publike u përkasin të gjithëve”.

Një tjetër shkruante: “Sheshi ynë nuk është dhoma juaj e ndenjes” dhe “Palermo nuk është për të pasurit”.