Dasmat nuk ndalen në Kosovë, as pas 12 viktimave të fundit nga Covid-19

Sot në 24 orët e fundit, në Kosovë janë
raportuar 12 viktima nga Covid-19.
Situata është tejet e rëndë edhe në QKUK, veçmas në Klinikën Infektive ku po
trajtohen të infektuarit, shkruan Indeksonline.
Derisa vendi po kalon në një situatë të rëndë me pandeminë, ka edhe nga ata që
ja kanë dhënë këngës e valles në shtëpitë e tyre.
Një organizim dasme shihet në një shtëpi, ku vërehet një atmosferë festive përkundër
gjendjes së rënduar në Kosovë. /IndeksOnline/