75 Mall Live Search
15:28 / E Premte, 25 Korrik 2025 / k.v

Dasmë me stil mbretëror, Teuta Rugova dhe Agron Gjeloshi kurorëzohen në Katedralen e Prishtinës sipas riteve fetare katolike

E bija e presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, është martuar sot me Agron Gjeloshajn në një ceremoni në Katedralen kryesore në Prishtinë.

Në këtë ceremoni, përveç familjarëve e miqve të çiftit, mysafirë ishin edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i kryeqyetit, Përparim Rama.

Dyshja u kurorëzuan dy ditë më parë në Rezidencën në Velani.

Ndërkaq, pamjet e ceremonisë sot i ka publikuar kunata e Teutës, Blerina Kllokoqi-Rugova.