75 Mall Live Search
21:10 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dasmorët në Prizren për pak të vrasin një shofer

Policia e Kosovës vazhdimisht u bënë thirrje qytetarëve që gjatë ahengjeve ose festave të ndryshme mos të përdoren armë zjarri.

Sot gjatë ditës në fshatin Piran të Prizrenit, një grup i dasmorëve derisa festonin për pak sa nuk e vranë një person.

Indeksonline ka siguruar fotografi, ku shihet se si një plumb ka goditur xhamin e përparmë të veturës.

Fatmirësisht, shoferi i veturës kishte shpëtuar pa asnjë lëndim.

Ndryshe, jo rrallë herë për përdorimin e armëve në raste të tilla Policia e Kosovës ka arrestuar vazhdimisht persona të ndryshëm. /Indeksonline/