14:12 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Data e re e zgjedhjeve, Meta ndërmerrë këto hapa

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vijuar konsultimet me krerët e partive të tjera opozitare lidhur me përcaktimin e një date të re për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Në një njoftim të publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës, bëhet me dije se kreu i shtetit ka zhvilluar në orën 12:45 një takim me themeluesin dhe drejtuesin e Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhimën.

Më herët, Meta ka pritur në ambientet e Presidencës të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones. Ndërkohë, një ditë më parë, presidenti takoi krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë, ndërsa nga forcat politike të spektrit të majtë, ishte i pranishëm në takim kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo.

Sakaq, presidenti ka njoftuar mbajtjen e një tjetër konference për shtyp në orën 17:00.