Datat e festivalit “Hardh Fest”
Festa e Vjeljes së Rrushit – Festivali “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënon një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve ishte shumë i madh. Këtë vit ky festival mbahet me 7,8 dhe 9 shtator në Rahovec.
Grupe artistike lokale dhe ndërkombëtare do ta nderojnë këtë vit festivalin. I angazhuar për këtë është mjaft edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Madje thuhet se për organizimin perfekt të këtij festivali po punohet edhe pas orarit të punës. Ky edicion, do të organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe Partnerëve të Festivalit.
“Hardh Fest” këtë vit do të sjellë edhe shumë risi dhe do të vijë edhe më i fuqishëm se kurrë më parë.