75 Mall Live Search
09:14 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Datat për shortin dhe ndeshjet e rrethit të tretë, në Kupën e Kosovës

Tashmë janë caktuar skuadrat pjesëmarrëse për raundin e tretë në Digitalb Kupën e Kosovës.

Ballkani arriti ta eliminonte Dritën, ndërsa Feronikeli mposhti minimalisht Llapin, duke bërë që dy skuadra pretendente të eliminohen herët.

Gazeta “Sheshi” mëson se shorti për raundin e tretë do të hidhet të martën, më 3 dhjetor me fillim nga ora 13:00 në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës.

16 skuadra do të jenë në pritje për ta mësuar kundërshtarin në rrethin e tretë.

Ndërkohë ndeshjet e këtij raundi, do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën më 7 dhe 8 dhjetor me fillim nga ora 12:30.

Skuadrat pjesëmarrëse në rrethin e tretë në Digitalb Kupën e Kosovës:

Ballkani
Trepça
Dardana
Feronikeli
Gjilani
Vushtrria
Prishtina
2 Korriku
Dukagjini
Ferizaj
Arbëria
Vitia
Liria
Trepça ‘89
Drenica
A&N.