Daut Azemi – Kandidat për Deputet me numër 55 në listën e LDK-së
Daut Azemi është inxhinier i diplomuar dhe një nga figurat me përvojën më të gjatë në jetën politike të Lipjanit.
Ai është zgjedhur për katër mandate radhazi si asambleist në Komunën e Lipjanit dhe aktualisht ushtron mandatin e tretë radhazi si Kryesues i Kuvendit Komunal.
Me përvojën e tij të gjatë politike, përkushtimin ndaj qytetarëve dhe njohjen e nevojave të komunitetit, Daut Azemi është një kuadër i përgatitur për të përfaqësuar denjësisht qytetarët në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Duke votuar Daut Azemin me numër 55, Kuvendit të Kosovës do t’i shtohet një politikan me përvojë, i cili synon të jetë zëri i qytetarëve. Ai gëzon respekt dhe mbështetje të gjerë në Lipjan, qytet ku ka ndërtuar tërë karrierën e tij politike dhe ku ka dëshmuar angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve.


