75 Mall Live Search
15:38 / E Hënë, 18 Nëntor 2024 / mp

Arrestohet një person i dyshuar që kërkohej me urdhëresë të Gjykatës

Mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

“V. G, mashkull 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti ishte i  dënuar me  burgim, për dhunë në familje, kanosje dhe lëndim trupor”, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.