12:57 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Daut Haradinaj, Albin Kurtit: Reciprociteti ka qenë ide e jotja me kamuflu heqjen e taksës

Daut Haradinaj e ka quajtur mashtruese idenë vendimin e Albin Kurtit për heqjen e taksës dhe vendosjen e reciprocitetit.

“Kur është diskutu për taksën, ka pas për edhe kundër, e unë personalisht i kam thënë Kurtit se je duke e hequr taksën me adresë të gabume. Nëse taksa e ka sanksionu tendencën për ndarjen e Kosovës, pse është heq tash.

Tarifën e keni hek, dhe e keni hek në konferencë për shtyp, s’keni vu reciprocitet. Reciprociteti ka qenë ide e jotja me kamuflu heqjen e taksës. S’ke mbështetjen e aleatëve për këtë” ka thënë Haradinaj./Indeksonline/