Daut Haradinaj: ARK-ja në Deçan zgjodhi për kryetar studentin e dalluar Redon Kamishaj

Kryetari i Degës së AAK-së në Deçan, Daut Haradinaj, ka njoftuar se Aleanca e të Rinjve të Kosovës në Deçan ka mbajtur Kuvendin zgjedhor, me c ‘rast u emëruan strukturat udhëheqëse.
Haradinaj ka njoftuar se kryetar i ri i ARK-së, është zgjedhur studenti i dalluar Redon Kamishaj.
‘Sot, Aleanca e të Rinjve të Kosovës, dega në Deçan, mbajti Kuvendin Zgjedhor ku zgjodhi strukturat udhëheqëse. Kuvendi me unanimitet të plotë të delegatëve zgjodhi për Kryetar të ri të ARK-së, studentin e dalluar, plot vullnet dhe energji, Redon Kamishaj, i cili e mori detyrën nga kryetari i deritanishëm, Kushtrim Loshaj’, ka shkruar Haradinaj.
‘Me Kushtrimin dhe strukturat e deritanishme të ARK-së, e kisha për nderë të punojmë së bashku në të gjitha aktivitetet që kaluam në degën e Deçanit për pesë vite me radhë. Në tri palë zgjedhje dolëm fitues bindshëm, dhe siç̧ duket me gjithë këtë energji do të arrijmë fitore të reja’, theksoi ai.
