Daut Haradinaj: Askush më shumë se unë e Ramushi nuk kemi dëshmuar përkushtimin për të vërtetën – Indeksonline.net
13:58 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Daut Haradinaj: Askush më shumë se unë e Ramushi nuk kemi dëshmuar përkushtimin për të vërtetën

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka folur rreth raportimeve të mediave lidhur me kundërshtimet e presidentit Hashim Thaçi dhe deputetit Daut Haradinaj ndaj Gjykatës Speciale, duke thënë se pikërisht ata dy do të përballen me aktakuza.Haradinaj lidhur me këtë ka thënë se askush më shumë se ai dhe kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka dëshmuar përkushtimin për të vërtetën pavarësisht se a jemi pajtuar apo jo.

“Po besoj që mediat nuk ngritin aktakuza, apo ndoshta edhe po? Megjithatë qëndrimi im ka qenë i kjart që shumë vite, sa për drejtësinë, askush ma shumë se unë dhe Ramush Haradinaj se ka dëshmuar përkushtimin për të vërtetën pavarësisht se a jemi pajtuar apo jo dhe këtë jo një herë, por disa herë. Ballonat propaganduese nuk i komentoj”, tha Daut Haradinaj për RTV Dukagjinin.

Ndryshe, mediet e huaja janë marrë me zhvillimet që po ndodhin rreth Gjykatës Speciale.

EU Observer i ka dhënë hapësirë deklaratës së shteteve të QUINT-it, që u publikua mbrëmë si ultimatum kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

Aty përmenden edhe kundërshtimet e Presidentit Thaçi dhe Daut Haradinajt ndaj Gjykatës Speciale, duke thënë se pikërisht ata dy do të përballen me aktakuza.