Daut Haradinaj dhe kryetari i Deçanit dhurojnë pagën mujore për vëllezërit shqiptar
Më shumë se kurrë sot të gjitha shqiptarët dhe e gjitha bota po solidarizohen me Shqipërinë, pas tërmetit të sotëm.
Forcat e Sigurisë së Kosovës, mjekë, zjarrfikës e infermierë tashmë janë nisur drejt Shqipërisë, e të tjerë qytetarë po dhurojnë ndihma në mënyra të ndryshme, dikush pako ushqimore, veshmbathje e të tjerë duke dhuruar mjete financiare.
Ndërsa, nesër në ora 9:00 në qender të qytetit në Deçan do të organizohet aksion për grumbullimin e mjeteve në ndihmë të vëllëzërve tonë në Shqipëri.
E, në kuadër të këtij aksioni deputeti z.Daut Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj dhuruan pagën e tyre mujore në ndihmë të vëllëzërve tonë nga Shqipëria, përcjellë Indeksonline.
Kujtojmë që numri i të vdekurve që ka shkuar deri në këto momente është 18, ndërsa mbi 600 persona mbeten të lënduar./Indeksonline/