75 Mall Live Search
13:23 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

Daut Haradinaj e Haxhi Shala nderojnë heronjtë e brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”: Janë themeli i shtetësisë sonë

Dy deputetët e AAK-së, Daut Haradinaj e Haxhi Shala kanë vizituar varrezat e heronjëve të brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”.

Haradinaj ka thënë se dëshmorët janë themeli i shtetësisë sonë, shtet që po sfidohet edhe sot nga i njëjti agresor.

“Sot nderuam heronjtë e brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”.
Ishte ndjenjë e veçantë evokimi i kujtimeve për këta heronj që e vunë themelin e shtetësisë së këtij shteti që vazhdon të sfidohet nga po i njëjti agresor.
Bashkë me miq e shokë që rrugëtuam gjatë, e nderuam vetën duke bërë nderime tek heronjtë në Kleqkë” shkruan Haradinaj në Facebook./Indeksonline/