75 Mall Live Search
13:24 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Daut Haradinaj e kaloi Covidin-19, pa e ditur fare!

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ishte një nga të infektuarit me COVID-19, pa simptoma.

Haradinaj bëri të ditur se e ka kaluar sëmundjen, pa e ditur, transmeton Indeksonline.

Ai tha se e ka pranuar rezultatin e testit për COVIDIN-19, ku rezultoi se e ka kaluar prekjen me koronavirusin.

“Të nderuar miq, e kam bërë testin disa herë të fundit dhe më ka rezultuar që kam kaluar prekjen me virusin COVID-19. Të gjithë atyre që po përballen me këtë pandemi u uroj shëndet!”, shkroi ai./Indeksonline/