75 Mall Live Search
00:42 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Daut Haradinaj e lë “pa gjumë” Rexhep Selimin: Deputetët s’janë bagëti që ruhen, por grupi i AAK-së shpejt do të rritet

Një mesazh i vonshëm i Daut Haradinajt mund të ia prishë gjumin Rexhep Selimit. Pak minuta pasi Selimi i VV-së tha se AAK duhet t’i ruaj deputetët që ka dhe mos të mendojë të rritet, Daut Haradinaj ia ka lënë një selam atij.

“Njëri paska thënë ruaji deputetët tu se po të ikin. Çfarë logjike e çuditshme, thua ti që deputetët janë bagëti me i rujtë. Ndoshta dikush i konsideron deputetët e grupit të vet parlamentar si pronë personale, por e vërteta është që Grupi Parlamentar i AAK-së shumë shpejtë do të rritet” shkruan Daut Haradinaj në Facebook.