75 Mall Live Search
21:21 / E Hënë, 01 Qershor 2026 / F.R

Daut Haradinaj e ngrit Strellcin në këmbë, si dikur nëpër beteja

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka zhvilluar një takim me banorët e Strellcit të Epërm, ku është pritur me entuziazëm dhe mbështetje të madhe nga qytetarët e kësaj zone.

Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka thënë se Strellci edhe një herë dëshmoi frymën e qëndresës dhe përkushtimit për vendin, duke e krahasuar mobilizimin e banorëve me periudhat më të rëndësishme historike të Kosovës.

“U takuam sonte me banorët e Strellcit të Epërm në një pritje të jashtëzakonshme. Sikur në çdo kohë vendimtare për vendin, janë këta njerëz që kanë dhënë shumë për lirinë dhe që sot po tregojnë përsëri se janë të gatshëm të japin për ndryshimin që i duhet Kosovës. Për këtë zonë që për shumë kohë është lënë në harresë, por që kurrë nuk e ka humbur zërin dhe forcën.

Të gjithë e dimë çfarë na duhet tani: rikthimi i shpresës, zhvillimit dhe dinjitetit në çdo cep të Kosovës. Dhe këtë e sjellin vetëm politikat zhvillimore, të përgjegjshme dhe të dëshmuara të Aleancës. Ardian Gjini nuk vjen me zhurmë të madhe, ai vjen me punë të mëdha”, ka shkruar Haradinaj./IndeksOnline/