75 Mall Live Search
13:25 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / OSH

Daut Haradinaj falënderon përkrahësit e AAK-së për mbështetje, i fton nesër në Pallatin e Rinisë

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovë Daut Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës si edhe simpatizantëve të AAK-së, që të marrin pjesë në tubimin përmbyllës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që do të mbahet nesër në Prishtinë duke filluar nga ora 16:00.

Po ashtu Haradinaj tha se me secilin veç e veç ka diskutuar për rëndësinë që kanë këto zgjedhje.

Postimi i plotë i Haradinajt:

‘Të nderuar qytetarë,
Për shumë ditë me radhë u takuam dhe biseduam për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve.
Duke dashur t’ju falënderoj publikisht secilin veç e veç që keni ndarë kohën për bashkëbisedimin dhe angazhimin tuaj, më lejoni që t’ju ftoj të merrni pjesë në mbylljen e fushatës, që do të mbahet nesër, në orën 16:00, në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.
Ky tubim përmbyllës do të jetë edhe mesazhi i Forcës së Kosovës dhe fitores së saj, më 14 shkurt.
Faleminderit!, ka shkruar Haradinaj në Facebook.