23:06 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / Blerim

Daut Haradinaj: Falënderim për mijëra aktivistë që nuk po ndalen deri në fitoren e 14 shkurtit

Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, njëkohësisht kandidat për deputet nga kjo parti, me disa fotografi nga tubimi përmbyllës në Prishtinë ka falënderuar gjithe aktivistët e Aleancës, për siç thotë ai, për punën e palodhshme që po e bëjnë për fitoren e 14 shkurtit.

Me këtë rast, ai në mbishkrimin e këtyre fotografive, ka shkruar:

“Frymë fitoreje në tubimin përmbyllës në Prishtinë! Aleanca është Forca e Kosovës!
Falënderim për mijëra aktivistë që nuk po ndalen deri në fitoren e 14 shkurtit

ForcaeKosoves135
RamushiperPresident” ka shkruar Daut Haradinaj, i cilin në garën për zgjedhjet e parakohshme të së dielës, mban numrin 50.