75 Mall Live Search
21:04 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

Daut Haradinaj: Fat që kemi aleat Amerikën dhe duhet të jemi ushtarë të saj në territorin e Ballkanit

Shefi i Grupit Paralamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i ftuar në Debat të RTK-së, u shpreh se Kosova është me fat që ka aleat Amerikën.

“Një interesim i madh global se kush do të zgjidhet sonte i SHBA-së, por kosovarët kanë një arsye më shumë, dhe mendoj që këto t30 vjetët e fundit emri dhe kryefjala e suksesit tonë është SHBA”, u shpreh Haradinaj.

Haradinaj gjithashtu tha se Kosova ka një fat që me dy palët ka marrëdhënie të mira dhe se politika e jashtme e SHBA-së nuk ndryshon saherë që ndërrojnë qeveritë.

“Ne jemi me fat që kemi aleat Amerikën dhe duhet të jemi ushtarë të saj në territorin e Ballkanit”, tha Haradinaj.